AMBIENTI/ Pastrohet deponia ilegale në Zhegër

Me kërkesë të Këshillit të Fshatit Zhegër, është realizuar pastrimi dhe rrafshimi i një hapësire të madhe të mbushur me mbeturina dhe materiale ndërtimore.

Përfaqësuesit e fshatit kanë falënderuar Komunën e Gjilanit, Drejtorinë e Shërbimeve Publike, drejtorin Kushtrim Ibrahimi dhe kompaninë “EL-BAU” për angazhimin dhe punën profesionale në largimin e deponisë.

0Sipas Këshillit të Fshatit, kjo është hera e pestë brenda një viti që ndërhyhet për pastrimin e kësaj zone, çka tregon se problemi i hedhjes së mbeturinave vazhdon të mbetet shqetësues.

Në njoftim u bëhet thirrje qytetarëve dhe kompanive që të mos hedhin mbeturina apo materiale ndërtimore jashtë hapësirave të përcaktuara dhe pa njoftimin e Këshillit të Fshatit.

Po ashtu, është paralajmëruar se Drejtoria e Inspekcionit dhe Policia e Stacionit në Zhegër do të ndërmarrin masa ndaj të gjithë shkelësve, në përputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.

Këshilli i Fshatit Zhegër apelon për më shumë përgjegjësi qytetare, në mënyrë që ambienti të mbahet i pastër dhe të shmangen shpenzimet e përsëritura për largimin e deponive ilegale.

 

 

Shpërndaj me të tjerët