Me vendim të marrë sot nga Drejtoria Komunale e Arsimit, arsimtari Ismet Selimi është emëruar ushtrues detyre i zëvendësdrejtorit në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Rexhep Elmazi”.
Ismet Selimi deri tani ka ushtruar detyrën e arsimtarit të Fizikës, si dhe ka qenë koordinator i cilësisë në këtë shkollë.
Përveç përvojës së tij në mësimdhënie, ai është edhe trajner i shumë programeve të licencuara nga Ministria e Arsimit, si dhe bashkautor i librit të mësuesit në shtëpinë botuese Dukagjini.
Ismet Selimi gëzon respekt dhe autoritet brenda kolektivit për profesionalizmin, korrektësinë dhe maturinë e tij në qasje dhe punë.