MJEDISI/ Punëtorët e NPL “Tregu” Sh.A nuk ndalen as në vapë, vazhdon mirëmbajtja e hapësirave publike  nëpër lokalitet

Ekipet e Ndërmarrjes Lokale “Tregu” Sh.A  kanë rritur  intensivisht në terren mirëmbajtjen dhe pastrimin për hapësirat publike në rajonin e Gjilanit.

Përkundër temperaturave të larta dhe vapës që po mbretëron këto ditë, punonjësit e kësaj kompanie nuk e kanë ndalur angazhimin e tyre të përditshëm.

Sipas njoftimit, aksionet e pastrimit  janë kryer në fshatin Malishevë, Përlepnicë, Zhegër, Demiraj, Haxhaj, Miresh, si dhe në lokalitete të tjera të komunës.

Ky aksion ka për qëllim që ambientet e përbashkëta t’u krijojë hapësirë ​​sa më të pastra dhe të dinjitshme.

Menaxhmenti i NPL “Tëgu” Sh.A ka një mirënjohje të veçantë për punonjësit e terrenit, duke theksuar se falë përkushtimit të të gjithë kolegëve, po kujdesen maksimalisht që ambientet publike të jenë t sa më të pastra dhe të mirëmbajtura për të gjithë ata.

Shpërndaj me të tjerët