Ekipet e Ndërmarrjes Lokale “Tregu” Sh.A kanë rritur intensivisht në terren mirëmbajtjen dhe pastrimin për hapësirat publike në rajonin e Gjilanit.
Përkundër temperaturave të larta dhe vapës që po mbretëron këto ditë, punonjësit e kësaj kompanie nuk e kanë ndalur angazhimin e tyre të përditshëm.
Sipas njoftimit, aksionet e pastrimit janë kryer në fshatin Malishevë, Përlepnicë, Zhegër, Demiraj, Haxhaj, Miresh, si dhe në lokalitete të tjera të komunës.
Ky aksion ka për qëllim që ambientet e përbashkëta t’u krijojë hapësirë sa më të pastra dhe të dinjitshme.
Menaxhmenti i NPL “Tëgu” Sh.A ka një mirënjohje të veçantë për punonjësit e terrenit, duke theksuar se falë përkushtimit të të gjithë kolegëve, po kujdesen maksimalisht që ambientet publike të jenë t sa më të pastra dhe të mirëmbajtura për të gjithë ata.
