MJEDISI/ Shoqata e Gjuetarëve “Agim Ramadani” lëshon 150 fazanë në Karadak, në mbështetje të faunës së egër

Nismë për ruajtjen e biodiversitetit dhe pasurimin e habitatit natyror në rajonin e Gjilanit Shoqata e Gjuetarëve “Agim Ramadani” në Gjilan ka realizuar një aktivitet me rëndësi për mlbrojtjen e natyrës dhe zhvillimin e faunës së egër, duke lëshuar 150 fazanë në zonën e Karadakut.

Ky aksion synon pasurimin e habitatit natyror, shtimin e popullatës së fazanëve dhe ruajtjen e ekuilibrit të biodiversitetit në këtë rajon, i cili njihet për pasuritë e tij natyrore.

Nga Shoqata theksojnë se aktivitete të tilla janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e përgjegjshëm të faunës së egër.

Sipas tyre, ruajtja e natyrës është një përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon bashkëpunimin e të gjitha institucioneve, organizatave dhe qytetarëve.

Në këtë aktivitet morën pjesë anëtarë të shumtë të Shoqatës, të cilët kontribuuan në realizimin e suksesshëm të aksionit.

Shoqata e Gjuetarëve “Agim Ramadani” falënderoi të gjithë anëtarët dhe pjesëmarrësit për angazhimin dhe kontributin e tyre, duke theksuar se do të vazhdojë edhe në të ardhmen me iniciativa të ngjashme që kanë për qëllim mbrojtjen, ruajtjen dhe zhvillimin e pasurive natyrore të Anamoravës.

 

Shpërndaj me të tjerët