SPORT/ Kampioni i Kosovës zbarkon në Lituani, gjithçka që duhet të dini për ndeshjen e madhe të Dritës në Champions League!

Kampioni aktual i Kosovës në futboll, Drita e Gjilanit, tashmë ka udhëtuar drejt Lituanisë, ku do të fillojë aventurën e madhe në arenën ndërkombëtare.

Skuadra bardhekaltër do të përballet në kuadër të UEFA Champions League me ekipin vendas, FK Kauno Žalgiris.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, klubi bardhekaltër ka konfirmuar nisjen e këtij rrugëtimi të rëndësishëm, duke kërkuar përkrahjen e të gjithë tifozëve.

“Fillojmë rrugëtimin tonë evropian në raundin e Parë kualifikues të UEFA Champions League”, kanë shkruar nga tabori i Dritës, duke treguar gatishmërinë e djemve për të dhënë maksimumin në këtë përballje elite.

Detajet e ndeshjes: Kur dhe ku luhet?

Ndeshja e parë e këtij raundi kualifikues do të zhvillohet në tokën lituaneze, ku Drita do të kërkojë një rezultat pozitiv për ndeshjen e kthimit. Më poshtë gjeni të gjitha detajet zyrtare të këtij takimi:

  • Data: 7 korrik 2026
  • Ora: 18:00 (Sipas kohës në Kosovë) / 19:00 (Sipas kohës lokale në Lituani)
  • Stadiumi: “Darius dhe Girėnas”, Kaunas (Lituani)

Gjithë Anamorava dhe Kosova do t’i ketë sytë nga Kaunas këtë të martë, me shpresën se Drita do të shkruajë një tjetër faqe të suksesshme në historinë e futbollit tonë në Evropë.

 

Shpërndaj me të tjerët