ARSIM/ Kamenica këtë vit shkollor siguron  transportin  falas për nxënësit e shkollave të mesme

Komuna e Kamenicës ka njoftuar zyrtarisht se transporti falas për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme do të  nisw  gjatë këtij vitit të ri shkollor 2026/2027.

Ky vendim, i cili ishte bërë i ditur edhe gjatë ceremonisë së diplomimit të maturantëve, synon lehtësimin e procesit të shkollimit për familjet kamenicase.

Ky njoftim vjen në kohën kur tashmë është publikuar konkursi publik për regjistrimin e nxënësve të rinj në nivelin e shkollave të mesme, i cili do të jetë i hapur për tri ditë rresht.

Falë përkushtimit të Drejtorisë Komunale të Arsimit, institucionet lokale po bëjnë thirrje që gjysmëmaturantët ta vazhdojnë shkollimin në Kamenicë, duke garantuar profesorë të përkushtuar, arsim cilësor dhe mbështetje të vazhdueshme institucionale.

“E ardhmja ndërtohet me dije. Ju mirëpresim në shkollat e mesme të Kamenicës!”, thuhet në ftesën e komunës drejtuar nxënësve.

Shpërndaj me të tjerët