EKONOMI/ Huruglica viziton Telkosin, vlerëson investimet dhe profesionalizmin e kompanisë

Drejtori për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Gjilanit, Haki Huruglica, ka vizituar sot kompaninë Telkos L.L.C., ku është pritur nga drejtori i përgjithshëm, Vedat Morina.

Gjatë vizitës, Huruglica është njohur nga afër me zhvillimin, kapacitetet dhe vizionin e kompanisë, duke e cilësuar Telkos si një histori suksesi të sektorit privat në Kosovë.

Ai theksoi se biznese të tilla dëshmojnë se përkushtimi, investimet dhe profesionalizmi janë faktorë kyç për zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e konkurrueshmërisë së vendit.

Në fund të vizitës, drejtori Huruglica shprehu mirënjohje për drejtorin Vedat Morina dhe ekipin e Telkos për mikpritjen dhe diskutimin konstruktiv mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe zhvillimit të mëtejmë ekonomik.

Shpërndaj me të tjerët