KV Drita ka zyrtarizuar një tjetër përforcim të rëndësishëm për ekipin e meshkujve, duke prezantuar volejbollistin egjiptian Hazem Ashraf Rashad.
22-vjeçari, i cili luan në pozitën Outside Hitter/Opposite, është reprezentues i Egjiptit dhe vjen në Gjilan pas një karriere të pasur në klube të njohura si Zamalek SC,
Heliopolis Club, OK Spartak Subotica dhe Al Nasr Club nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Rashad ka pasur suksese edhe me Kombëtaren e Egjiptit, ku ka fituar Kampionatin Afrikan U21 dhe ka përfaqësuar vendin në disa Kampionate Botërore të grupmoshave, duke u veçuar si një nga realizuesit më të mirë të turneve.
Nga KV Drita shprehen të bindur se cilësia, përvoja dhe ambicia e volejbollistit egjiptian do të jenë një vlerë e shtuar për skuadrën në sezonin e ri.
Me këtë transferim, Drita vazhdon përforcimin e ekipit me synimin për të qenë sa më konkurruese në garat vendore dhe ndërkombëtare.
