ARSIM/ Publikohet numri i dytë i revistës shkollore “Yjet Ndriçues” të SHFMU “Mulla Idris Gjilani”

Ka dalë nga shtypi numri i dytë i revistës shkollore “Yjet Ndriçues”, një botim i rëndësishëm i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Mulla Idris Gjilani” në Velekincë të Gjilanit.

Ky botim vjen si një pasqyrim i shkëlqyer i jetës, punës, talentit dhe arritjeve të përbashkëta të komunitetit shkollor.

Në faqet e këtij numri të ri, lexuesit dhe artdashësit do të gjejnë një gamë të gjerë krijimesh letrare, punime artistike, shkrime hulumtuese nga nxënësit dhe mësimdhënësit, si dhe një përmbledhje të hollësishme të aktiviteteve, projekteve dhe sukseseve të mëdha që shënuan vitin shkollor 2025–2026.

Nga menaxhmenti i shkollës është bërë e ditur se çdo faqe e kësaj reviste ruan kujtime, emocione dhe përpjekje të përbashkëta, duke dëshmuar se kjo vatër arsimore në Velekincë nuk është vetëm një vend i marrjes së dijes, por edhe një hapësirë e rëndësishme e krijimtarisë, bashkëpunimit dhe zhvillimit të vazhdueshëm të fëmijëve.

Me rastin e dritësimit të këtij numri, shkolla ka shprehur një falënderim të madh për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët që kontribuuan me përkushtim në realizimin e këtij botimi të denjë, duke uruar që “Yjet Ndriçues” të vazhdojnë të ndriçojnë rrugën e dijes dhe suksesit në Anamoravë.

 

Shpërndaj me të tjerët