IN MEMORIAM/ Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare ish-mësimdhënësja e Gjuhës Shqipe, Mihane Ismajli

Në moshën 66-vjeçare është ndarë nga jeta ish-mësimdhënësja e Gjuhës Shqipe, Mihane Sermaxhaj Ismajli, e cila së fundmi shërbeu si bibliotekiste në shkollën fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan.

E ndjera kujtohet nga kolegët, nxënësit dhe komuniteti si një edukatore e përkushtuar, një profesioniste shembullore dhe një njeri me zemër të madhe, e cila për dekada me radhë i shërbeu me dashuri librit, dijes dhe edukimit të brezave të tërë.

Kontributi, mirësia dhe përkushtimi i saj i pashoq do të mbeten gjithmonë të gjalla në kujtesën e shkollës shqipe dhe të të gjithë atyre që e njohën.

Lajmin e hidhur për ndarjen e saj nga jeta e kanë bërë të ditur familjarët e saj përmes një njoftimi të dhimbshëm:

„Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi. Me dhembje të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të nënës sonë të dashur, Mihane Ismajli. E ndjera u nda nga kjo botë sot, më 10.07.2026, në moshën 66 vjeçare. Varrimi i nënës do të bëhet sot, me namazin e ikindisë, në varrezat e qytetit në Gjilan. Lusim Zotin që ta mëshirojë dhe shpirtin e saj ta vendosë në Xhenetin e përhershëm. Me respekt, Familja Ismajli.“

 

Shpërndaj me të tjerët