Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur se Ekipi i Kërkim-Shpëtimit ka gjetur trupin e pajetë të një shtetasi të huaj në Liqenin e Batllavës.
Sipas njoftimit, pas marrjes së informacionit nga Qendra e Situatave e Republikës së Kosovës, FSK është angazhuar menjëherë në operacionin e kërkim-shpëtimit.
Pas intervenimit në orët e vona, ekipi ka arritur të lokalizojë dhe nxjerrë trupin e pajetë të personit me inicialet A.A.
Trupi i pajetë më pas u është dorëzuar autoriteteve kompetente për procedurat e mëtejme.
Rrethanat e rastit pritet të sqarohen nga organet përgjegjëse.
