Një ngjarje që pasqyron ndershmërinë dhe përkushtimin në punë ka ndodhur së fundmi në qytetin e Gjilanit, ku stafi i pastrimit të kimikateve “Leo Wash-Go” ka dëshmuar korrektësi të lartë ndaj klientit.
Gjatë kontrollit të rrobave përpara se të futeshin në procesin e pastrimit, punëmarrësit e një biznesi kanë gjetur një shumë prej 1000 frangash , të cilat i përkisnin një mërgimtari.
Pa hezituar, stafi ka reaguar dhe e ka njoftuar klientin, duke ia kthyer të gjitha të hollat e gjetura.
Nga kompania “Leo Wash-Go” u shprehën se puna me nder dhe respekt ndaj klientit janë parimet kryesore që udhëheqin biznesin e tyre çdo ditë:
“Ecim tutje me punë e korrektësi ndaj çdo klienti.”
Gjeste të tillë, edhe pse mund të duken të rralla, dëshmojnë edukatën, kulturën dhe besueshmërinë e madhe që ekziston në sipërmarrjet tona lokale.
