MOTI SOT/ Vranësira dhe reshje shiu, temperaturat deri në 20°C

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe relativisht i freskët.

Gjatë ditës do të ketë intervale të shkurtra me diell, ndërsa në disa zona priten reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 13°C, ndërsa maksimalet nga 17 deri në 20°C.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu dhe veriperëndimi.

Shpërndaj me të tjerët