Java e ardhshme (10–14 gusht) në Kosovë do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe i nxehtë.
Temperaturat minimale do të lëvizin mes 11 dhe 17°C, ndërsa ato maksimale do të kapin vlerat nga 30 deri në 36°C, me ditët më të nxehta të martën dhe të mërkurën.
Përjashtim bën e enjtja, ku zhvillimi i vranësirave pritet të sjellë reshje lokale shiu, bubullima dhe stuhi të izoluara, si dhe një rënie të lehtë të temperaturave deri në 34°C.
Për shkak të indeksit të lartë UV, IHMK-ja apelon që të shmanget ekspozimi në diell nga ora 10:00 deri në 16:00, të përdoren mbrojtëse diellore dhe të konsumohet mjaftueshëm ujë.
Vëmendje e shtuar u kërkohet fëmijëve, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike.
