Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përmes Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor dhe Stacioneve Policore, ka vazhduar zbatimin e planeve operative për rritjen e sigurisë në rrugë.
Gjatë periudhës prej 31 korrikut deri më 6 gusht 2026, zyrtarët policorë kanë shqiptuar gjithsej 1,966 gjoba për kundërvajtësit e rregullave të trafikut.
Përveç gjobave të përgjithshme, gjatë kësaj periudhe policia ka ndërmarrë një varg aktivitetesh dhe masat ndëshkuese si më poshtë:
Janë hetuar 47 aksidente me dëme materiale si dhe 25 aksidente me persona të lënduar.
U është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të mjetit motorik 53 ngasësve.
Janë shqiptuar 79 gjoba për drejtuesit e motoçikletave.
Janë ndëshkuar 26 shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes.
Janë shqiptuar 14 gjoba për shkaktim të zhurmës gjatë orëve të natës.
Me qëllim të ruajtjes së rendit public dhe krijimit të një ambienti të qetë për të gjithë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan u bën apel qytetarëve dhe subjekteve afariste që të shmangin çdo veprim që shkakton zhurmë të panevojshme e të padurueshme gjatë natës, duke respektuar të drejtën e banorëve për qetësi.
