FC Fita Keramikë është fitues i edicionit të sivjetmë të Turnirit Tradicional “Dobërçani 2026”, pas një paraqitjeje fantastike gjatë gjithë spektaklit sportiv dhe një përballjeje finale me të vërtetë elektrizuese.
Në ndeshjen përmbyllëse, FC Fita Keramikë triumfoi përballë skuadrës tejet të fortë Petriti me rezultat të ngushtë 4:3. Dueli dhuroi emocione të mëdha, rivalitet të lartë në parket dhe futboll cilësor, ku të dyja ekipet dhanë gjithçka nga vetja në kërkim të trofeut.
Gjatë tërë turneut, kampioneve të rinj u desh të tregonin karakter dhe disiplinë taktike, por në finale arritën të tregoheshin më efektivë në momentet vendimtare për të siguruar fitoren e madhe.
Kjo fitore e kurorëzon FC Fita Keramikën si kampion të merituar të këtij edicioni, ndërsa Turniri Tradicional i Dobërçanit edhe këtë vit konfirmoi nivelin e lartë organizativ dhe interesimin e madh të dashamirëve të futbollit.
