Klubi i Futbollit Drita ka arritur një fitore të madhe në udhëtim, duke mposhtur skuadrën nga San Marino, Tre Fiori FC, me rezultat bindës 4:1 në “San Marino Stadium”, ndeshje e vlefshme për raundin e tretë kualifikues të UEFA Conference League.
Gjilanasit treguan dominim absolut gjatë gjithë 90 minutave, duke diktuar ritmin e lojës dhe duke krijuar raste të njëpasnjëshme shënimi.
Protagonist i mbrëmjes ishte kapiteni Besnik Krasniqi, i cili realizoi dy gola, ndërsa me nga një gol kontribuuan edhe lojtarët Blerim Krasniqi dhe Raddy Ovouka.
Kjo ndeshje kishte një vëmendje të veçantë edhe në stol, pasi skuadra u drejtua nga Visar Sermaxhaj vijueshmërisht pas largimit të trajnerit Zekirija Ramadani. Sermaxhaj arriti ta përgatiste ekipin në mënyrë taktike mjaft mirë, duke marrë maksimalen nga grupi i lojtarëve.
Me këtë fitore 4:1, Drita krijon një kapital mjaft të sigurt për ndeshjen e kthimit dhe hedh një hap të sigurt drejt fazës së mëtejshme të garave evropiane.
