Në ambientet e SHFMU “Abaz Ajeti” në Gjilan është zhvilluar dëgjimi publik buxhetor me qytetarët e lagjeve Arbëria dhe Zabeli, si dhe të fshatrave Velekincë, Lipovicë, Burincë dhe Muqibabë.
Ky takim u realizua në kuadër të ciklit të planifikimit të Buxhetit Komunal për periudhën 2027–2029.
Dëgjimi buxhetor u kryesua nga Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Krenare Latifi Kqiku, ndërsa paneli përbëhej nga Drejtori i Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi, Drejtoresha e Shëndetësisë, Mimoza Kadriu Qerimi, si dhe Drejtori për Buxhet dhe Financa, Avdyl Kastrati.
Po ashtu, të pranishëm në diskutim ishin edhe këshilltarët komunalë Shefket Kqiku, Liresa Ibrahimi, Gentrit Murseli dhe Fadil Ademi.
Gjatë bashkëbisedimit me drejtuesit komunalë, qytetarët e pranishëm parashtruan kërkesat, shqetësimet dhe prioritetet e tyre kryesore për përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve publike në zonat e tyre.
Përfaqësuesit e komunës siguruan se të gjitha propozimet e marra nga ky takim do të analizohen dhe do të merren parasysh gjatë procesit të hartimit përfundimtar të kornizës buxhetore 2027–2029.
Me këtë rast, Komuna e Gjilanit ka falënderuar të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen aktive dhe kontributin e tyre të vlefshëm në këtë proces planifikimi.
