E DHIMBSHME / Ndërron jetë në moshë të re Albana Sylejmani – Hoti

Me pikëllim të thellë, familjet Hoti dhe Sylejmani kanë njoftuar miqtë, të afërmit dhe dashamirët për ndarjen nga jeta të më të dashurës së tyre, Albana Sylejmani – Hoti.

E ndjera ishte vajza e Kadri Sylejmanit nga fshati Ramabuq, Malësia e Bujanocit.

​Sipas njoftimit të lëshuar nga familjarët, ceremonia e varrimit do të zhvillohet nesër, më 10 gusht 2026 (e hënë), në ora 13:00, në Varrezat e Qytetit në Gjilan.

​Përveç kësaj, bëhet e ditur se e pamja do të mbahet për tri ditë me radhë, duke filluar nga data 11 gusht 2026, në shtëpinë e familjes në rrugën “Mbreti Agron” (në dalje të Gjilanit, drejtimi për Prishtinë).

​Familjet falënderojnë të gjithë ata që ndajnë dhimbjen me ta në këtë periudhë të vështirë.

Shpërndaj me të tjerët