Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe relativisht i freskët.
Gjatë ditës do të ketë intervale të shkurtra me diell, ndërsa në disa zona priten reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 13°C, ndërsa maksimalet nga 17 deri në 20°C.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu dhe veriperëndimi.
