SHQETËSUESE/ Rreth 2 mijë gjoba dhe 65 aksidente në trafikun e Gjilanit brenda një jave

1982 gjoba dhe 65 aksidente në një javë, Policia publikon bilancin e trafikut në Gjilan

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka publikuar bilancin e aktiviteteve në trafikun rrugor për periudhën 17–23 korrik 2026.
Gjatë kësaj periudhe, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe stacionet policore kanë shqiptuar gjithsej 1,982 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut.

Në kuadër të aktiviteteve policore janë hetuar 40 aksidente me dëme materiale dhe 25 aksidente me persona të lënduar.

Po ashtu, janë shqiptuar 29 gjoba për përdorimin e telefonit gjatë vozitjes, ndërsa 56 ngasësve u është ndaluar drejtimi i mjeteve motorike.

Policia u ka bërë apel qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut, sinjalistikën dhe semaforët, si dhe të tregojnë kujdes ndaj këmbësorëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Shpërndaj me të tjerët