Flokët e gjata të Cucurella-s, një simbol i veçantë dashurie për djalin e tij
Flokët e gjatë dhe kaçurrelë të Marc Cucurella-s nuk janë thjesht një stil personal, por kanë një arsye shumë më të veçantë.
Sipas Albanian Post, mbrojtësi i Chelsea-t dhe i kombëtares së Spanjës i mban flokët gjatë për djalin e tij të madh, Mateo, i cili është me autizëm.
Flokët e ndihmojnë atë ta dallojë më lehtë babain e tij në fushë, mes 22 lojtarëve.
Një detaj i vogël në dukje, por me një kuptim të madh për familjen e tij. Sepse ndonjëherë momentet më të bukura të futbollit nuk maten me gola apo trofe, por me dashuri dhe kujdes.
Futbollist në fushë, baba mbi gjithçka.
