Gjilani nis dëgjimet buxhetore për planifikimin e buxhetit 2027–2029
Komuna e Gjilanit ka publikuar kalendarin e dëgjimeve buxhetore për planifikimin e buxhetit komunal për periudhën 2027–2029.
Dëgjimet do të mbahen nga 27 korriku deri më 6 gusht 2026, në lokalitete të ndryshme të Komunës së Gjilanit.
Qytetarët do të kenë mundësi të paraqesin kërkesat, idetë dhe prioritetet e tyre për investimet dhe zhvillimin e komunitetit.
“Pjesëmarrja juaj është kontribut i drejtpërdrejtë në planifikimin e buxhetit dhe zhvillimin e Komunës së Gjilanit”, ka thënë Avdyl Kastrati, drejtor i Financave në Gjilan.
