ENERGJETIKË/ KEDS gjobitet me 65 mijë euro për 13 njehsorë me verifikim të skaduar

KEDS është gjobitur me gjithsej 65 mijë euro për përdorimin e 13 njehsorëve elektrikë me afat të skaduar të verifikimit metrologjik.

Inspektimet janë kryer nga Agjencia e Metrologjisë së Kosovës dhe Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në kuadër të kontrolleve ndaj njehsorëve elektrikë në të gjithë vendin.

Për këtë shkelje, KEDS-it i janë shqiptuar 13 gjoba administrative, ndërsa kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

MINTI u ka bërë thirrje qytetarëve që çdo dyshim apo dëshmi lidhur me funksionimin e njehsorëve elektrikë ta raportojnë përmes numrit +383 (0) 46 311 000 në Viber ose në adresën konsumatori@rks-gov.net.

Shpërndaj me të tjerët