FC Drita ka njoftuar se biletat për ndeshjen ndaj Floriana FC do të dalin në shitje të shtunën, nga ora 16:00.
Shitja fizike e biletave do të bëhet në dy pika në qytet: para Teatrit të Qytetit dhe te Sheshi i Qytetit, prapa hotelit.
Biletat do të jenë në shitje edhe ditën e ndeshjes në stadiumin “Fadil Vokrri”, në tri pika të shitjes.
Çmimet e biletave janë: Veri 3 euro, Lindje 5 euro, Perëndim 10 euro dhe VIP 20 euro, ku përfshihet kateringu all inclusive.
