KOMUNITET/ Gropa e thellë në trotuar rrezikon këmbësorët dhe biciklistët

Në disa fotografi të dërguara nga një banor i fshatit Livoç i Ulët, shihet gjendja e rënduar e rrugës që lidh këtë fshat me Lagjen e Tetë në Gjilan.

​Në pamje vërehen puseta të mbushura, mbeturina të shpërndara skaj rrugës, trotuare të prishura si dhe një gropë e thellë e hapur direkt në trotuar, e cila përbën rrezik serioz për këmbësorët dhe biciklistët.

​Sipas banorit, i cili ka dashur të mbetet anonim, kjo gropë është mjaft e rrezikshme sidomos gjatë natës kur dukshmëria është e ulët.

Kjo gropa është për t’u senzibilizuar, sepse natën është rrezik me ra në të. Rruga që lidh Livoçin me Lagjen e Tetë, ndërsa trotuari i prishur te Lagjja e Tetë,” ka thënë ai.

Banorët shpresojnë se përmes këtyre pamjeve do të ndërgjegjësohen qytetarët e pandërgjegjshëm, kurse organet kompetente të ndërhyrë në sanimin e gropës dhe rregullimin e kësaj pjese.

Shpërndaj me të tjerët