Një arritje e madhe dhe krenari e veçantë vjen nga fshati Smirë i Komunës së Vitisë. Talenti i re, Leandra (Leutrim) Agushi, ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në garën prestigjioze ndërkombëtare të vallëzimit “Dance World Cup”, e cila u mbajt në Dublin të Irlandës.
Në një konkurrencë të jashtëzakonshme me rreth 11 mijë e 500 pjesëmarrës nga 60 shtete të ndryshme të botës, e reja nga Smira e Vitisë dhuroi një paraqitje fantastike, duke u renditur në vendin e 11-të.
Ky rezultat i lartë i ka hapur rrugën Leandrës për të prekur finalen e madhe botërore të “Dance World Cup”, e cila do të organizohet në Lisbonë të Portugalisë, nga 29 qershori deri më 9 korrik 2027.
Kjo arritje jo vetëm që lartëson emrin e Smirës dhe Vitisë, por konfirmon edhe potencialin e madh që ajo ka për t’u përfaqësuar denjësisht në arenën më të madhe ndërkombëtare të vallëzimit.
