Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë fundjavës do të mbajë mot kryosit me diell dhe shumë i nxehtë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të kapin me ditën e shtunë dhe të diel nga 31 deri në 36 gradë Celsius.
Për shkak të indeksit të lartë UV, kushtet biometeorologjike do të jenë të pafavorshme.
Rekomandohet shmangia e ekspozimit në diell nga ora 10:00 deri në 17:00, konsumimi i mjaftueshëm i ujit dhe shmangia e aktiviteteve të rënda fizike.
Moti me diell do të ndihmojë pjekjen e kulturave bujqësore, mirëpo për shkak të avullimit të lartë, bujqve u sugjerohet ujitja e të mbjellave në orët e hershme të mëngjesit ose në mbrëmje.
