SPORT/ Mesfushori i Kosovës U21, Dior Gërbovci, kalon te SC Gjilani

Sport Club Gjilani ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Dior Gërbovci, i cili nga tani e tutje do të jetë pjesë e familjes kuqe e bardhë.

​Gërbovci vjen në Gjilan pas një eksperience të rëndësishme në futbollin zviceran, ku ishte pjesë e klubit të njohur GC Zürich, ndërsa në gjysmën e dytë të edicionit të kaluar u paraqit në Albi Mall Superligë me fanellën e Ferizajt.

Mesfushori ofensiv është gjithashtu pjesë e rregullt e përfaqësueses U21 të Kosovës, duke u konsideruar një nga talentet më premtues të futbollit kosovar.

​Marrëveshja e arritur reflekton besimin e ndërsjellë mes klubit dhe lojtarit, si dhe dëshmon përkushtimin e SC Gjilanit për të ndërtuar një skuadër konkurruese dhe me perspektivë për vitet në vijim.

​Sport Club Gjilani i uron Diorit mirëseardhje në familjen kuqe e bardhë, duke i dëshiruar shëndet, suksese dhe sa më shumë momente të paharrueshme me fanellën e klubit.

Shpërndaj me të tjerët