Në kuadër të ciklit të dëgjimeve publike për planifikimin e buxhetit komunal për periudhën 2027–2029, sonte në fshatin Shillovë është zhvilluar një takimi me përfaqësues dhe banorë të komunitetit serb dhe atij rom.
Sipas njoftimit zyrtar, takimi u kryesua nga Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Krenare Latifi Kqiku.
Në këtë dëgjim buxhetor morën pjesë edhe Nënkryetari për Komunitete, Kadir Hysein, Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Enver Shabani, si dhe Drejtori për Buxhet dhe Financa, Avdyl Kastrati. Procesi i dëgjimit u monitorua po ashtu nga përfaqësues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Gjatë takimit, banorët e pranishëm shpalosën kërkesat, propozimet dhe prioritetet e tyre infrastrukturore e sociale. Zyrtarët komunalë bënë të ditur se të gjitha parashtresat e qytetarëve do të shqyrtohen me kujdes gjatë etapave të ardhshme të planifikimit buxhetor.
Drejtuesit e komunitetit theksuan se pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e qytetarëve në vendimmarrje është thelbësore për hartimin e një buxheti gjithëpërfshirës, transparent dhe që i përgjigjet nevojave reale të të gjitha komuniteteve që jetojnë në komunë.
