Sport Club Gjilani ka zyrtarizuar goditjen e radhës në afatin kalimtar veror. Skuadra kuqeebardhë ka arritur marrëveshje për transferimin e futbollistit Milazim Bajraktari, i cili konsiderohet si një lojtar me potencial të madh për të ardhmen.
Pasi club-i gjilanas gjeti gjuhën e përbashkët me KF Trepça ’89 për blerjen e kartonit të tij, Bajraktari ka nënshkruar një kontratë afatgjatë që do ta mbajë lidhur me SC Gjilanin deri në verën e vitit 2029.
Lojtari nuk ka humbur kohë dhe është bashkuar menjëherë me grupin e futbollistëve në Bansko të Bullgarisë, ku skuadra po kryen fazën përgatitore për sezonin e ri.
Përmes një komunikate zyrtare, SC Gjilani ka falënderuar drejtuesit e KF Trepça ’89 për korrektesën e treguar gjatë bisedimeve, ndërsa i ka dëshiruar mirëseardhje dhe sa më shumë suksese Bajraktarit me fanellën e re.
