AKTUALITET/ Marshimi përkujtimor në Roganë që bashkoi dhe preku zemrat e të gjithëve

Nga Ditari im: 1 gusht 2026

Ecim për Petritin

Në kuadër të manifestimit komunal “Kamenica Summer Fest”, më 1 gusht 2026, duke filluar nga ora 9:00, u organizua një ecje në shtegun e Roganës, ku morën pjesë të rinj e të reja, por edhe të moshuar nga komuna e Kamenicës dhe më gjerë.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Kamenicës, z. Kadri Rahimaj.

Ecja iu kushtua Petrit Kallabës, i cili pak ditë më parë u nda nga jeta. Ishte një ecje e mbushur me dhembje, por edhe me krenari, në nderim të kujtimit të tij dhe të hapave të panumërt që ai kishte bërë çdo ditë në këtë shteg.

Në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe familjarët e Petritit. Me këtë rast, babai i tij, Xhevdet Kallaba, shprehu mirënjohjen e tij për kryetarin Rahimaj, për organizatorët dhe për të gjithë pjesëmarrësit që iu bashkuan kësaj ecjeje përkujtimore.

Në shenjë falënderimi dhe emocioni, ai recitoi para të pranishmëve disa vargje kushtuar kësaj ecjeje, të përmbledhura në një poezi me titull:

“Në shtegun e Petritit”

Një ecje me emër,

Për Petritin, me zemër.

Në shoqërim të babës e nanës,

Në shtegun e dashur të Roganës.

Të rinj e të reja, bashkë dhe me Yllkën,

Takohen në Fungishta,

Drejt shtegut marshojnë,

Në çdo hap Petritin kujtojnë.

Me hapa të ngadaltë,

Gjurmët e tij përshkojnë;

Në zemër kujtime të reja,

Shtegun e Roganës e nderojnë.

Shtegu i Petritit – emër i ri,

Bashkon Roganën e mbarë këtë nahí.

Të rinj e të moshuar ecin e vrapojnë,

Me krenari Petritin përherë kujtojnë.

Si sot, para një viti, alpinët marshuan,

Në këtë shteg me dashuri ecën e u bashkuan.

Në ditën e parë të gushtit të sivjetshëm,

Kujtimi për Petritin bëhet i përjetshëm.

Nuk është veç shteg në mal e në gur,

Por udhë e kujtesës që mbetet përherë.

Sa herë mbi këto shtigje hapat do të jehojnë,

Emrin e Petritit me nder do ta kujtojnë.

Brezat që do vijnë këtë shteg do ta ndjekin,

Me dashuri e respekt emrin do ta thërrasin.

Sepse njerëzit ikin, por veprat nuk treten –

Në Shtegun e Petritit kujtimet mbeten.

Xhevdet Kallaba, Roganë, 1 gusht 2026

 

 

Shpërndaj me të tjerët