SPORT/ Tjetër triumf i Erind Qalajt, kurorëzohet kampion i Kosovës edhe në kategorinë U22

Ylli i ri i volejbollit kosovar, Erind Qalaj, po vazhdon të shkruajë faqe suksesi në sportin vendor.

Me krenari të madhe njoftohet se volejbollisti i talentuar i klubit KV Drita, në partneritet me sportistin Dilon Latifaj, është stolisur me titullin kampion i Kosovës në volejboll në rërë (Beach Volley) për moshat deri në 22 vjeç (U22), në kampionatin e organizuar nga Federata e Volejbollit të Kosovës.

​Ky triumf vjen si vazhdimësi e një ecurie të jashtëzakonshme për Qalajn, i cili brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore arriti të ngjitet në majat e këtij sporti.

Vetëm pak ditë më parë, ai u kurorëzua kampion i Kosovës edhe në kategorinë e Seniorëve si dhe në atë U20, duke dëshmuar edhe një herë talentin, përkushtimin shembullor dhe cilësinë e tij të lartë sportive.

​Ky sukses i radhës është një tjetër arritje madhore dhe faqe krenarie për KV Drita-n, pasi konfirmon dominimin e plotë të klubit gjilanas në të gjitha kategoritë për vitin 2026.

Lojtarët e Drutës anë shpallur kampionë në kategoritë U18, U20, U22 si dhe në kategorinë Seniore, një arritje e jashtëzakonshme që pasqyron punën e palodhshme, përkushtimin dhe traditën fituese të klubit.

Shpërndaj me të tjerët