SHËNDETËSI/ Nis procesi i dezinsektimit hapësinor në Komunën e Gjilanit

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Gjilanit njofton të gjithë qytetarët se sonte, duke filluar nga ora 19:30, ka nisur realizimi i projektit për dezinsektimin hapësinor në të gjithë territorin e komunës.

​Përmes një deklarate për mediat, drejtoresha e Shëndetësisë në Gjilan, Mimoza Kadriu, bëri të ditur se ky aktivitet ndërmerret në kuadër të masave për mbrojtjen e shëndetit publik dhe kontrollin e insekteve, me fokus të veçantë në reduktimin e mushkonjave.

​Me qëllim mbarëvajtjen e këtij procesi dhe parandalimin e çdo shqetësimi eventual, Komuna e Gjilanit u bën thirrje qytetarëve që gjatë kohës së spërkatjes:

Të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat ku zhvillohet procesi;

​Të mbajnë dritaret e mbyllura gjatë kalimit të ekipeve në terren;

​Bletarët të ndërmarrin masat e nevojshme mbrojtëse për ruajtjen e bletëve.

​Komuna e Gjilanit falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre në këtë aksion me rëndësi për shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme.

Shpërndaj me të tjerët