Drejtoria e Arsimit në Komunën e Kamenicës ka siguruar paketimin e nevojshëm për ushqimin e nxënësve dhe stafit në shkollat ku do të zbatohet procesi i mësimit tërëditor.
Njoftimi është bërë i ditur nga drejtori i Arsimit në këtë komunë, Selami Klaiqi, i cili theksoi se ky furnizim është pjesë e përkushtimit për organizimin e një procesi mësimor sa më cilësor, duke garantuar kushte higjienike, të sigurta dhe të përshtatshme gjatë shërbimit të shujtave.
”Drejtoria e Arsimit do të vazhdojë të ndërmarrë hapa konkretë në përmirësimin e kushteve dhe mirëqenies së nxënësve, me synim krijimin e një mjedisi arsimor sa më funksional dhe cilësor,” ka bërë të ditur Klaiqi.
Përgatitjet infrastrukturore dhe logjistike në shkollat e Kamenicës po vazhdojnë me intensitet me qëllim të krijimit të standardeve më të larta për fillimin e plotë të mësimit tërëditor.
