KAMENICË/ Përurohet rruga Shipashnicë – Desivojcë – Terstenë

​Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, dhe ministrin e Infrastrukturës, Dimal Basha, kanë përuruar përfundimin e projektit për rehabilitimin dhe asfaltimin e rrugës rajonale R124, Shipashnicë – Desivojcë – Terstenë.

​Ky projekt kap vlerën e investimit prej afër 3 milionë e 256 mijë eurosh. Rruga ka një gjatësi prej rreth 10 kilometrash dhe gjerësi prej afër 6 metrash, ndërsa punimet për realizimin e saj kanë përfunduar për 195 ditë pune.

​Përveçse do të mundësojë qarkullim më të lehtë e më të shpejtë për qytetarët dhe bizneset vendore, ky bosht rrugor konsiderohet i një rëndësie të veçantë edhe për bashkatdhetarët, zhvillimin ekonomik dhe promovimin e turizmit në këtë zonë të Kamenicës.

​Me këtë rast, krerët institucionalë u kanë uruar banorëve të zonës dhe të gjithë qytetarëve të Kamenicës përurimin e rrugës së re.

Shpërndaj me të tjerët