SHQETËSIM/ Reklama e shishave te kompleksi i shkollave të mesme, figuron aty që nga prilli

Vendosja e një reklame promovuese për shisha në kompleksin e shkollave të mesme në Gjilan po shihet si një mesazh mjaft negativ dhe i dëmshëm për shëndetin e të rinjve.

​Pavarësisht se nxënësit aktualisht janë në pushimin e tyre veror, kjo reklamë,  sipas datës së shënuar në të, qëndron e vendosur që nga muaji prill, periudhë kur nxënësit i ndiqnin mësimet me orar të rregullt dhe i ekspozoheshin çdo ditë këtij mesazhi.

​Prania e reklamave të tilla pranë objekteve arsimore bie ndesh me përpjekjet për mbrojtjen e shëndetit të të rinjve.

Për këtë arsye, kërkohet reagimi i menjëhershëm i organeve kompetente për largimin e saj, si dhe ndalimi i kategorik i vendosjes së reklamave promovuese për produkte të dëmshme në afërsi të shkollave.

Shpërndaj me të tjerët