SPORT/ Sermaxhaj dhe Limaj optimistë para Tre Fiori F.C.

Në prag të përballjes në garat evropiane ndaj skuadrës Tre Fiori F.C., në konferencën zyrtare për media të FC Drita janë paraqitur kryetrajneri Visar Sermaxhaj dhe futbollisti Vesel Limaj, duke shprehur optimizëm dhe përqendrim të plotë për të dalë me rezultat pozitiv.

​Për trajnerin Sermaxhaj, kjo përballje bart një rëndësi të veçantë personale dhe profesionale, teksa kërkon nisjen e mbarë në timonin e skuadrës gjilanase:

Kjo është ndeshja ime e parë si kryetrajner. Është një emocioni i madh dhe shpresojmë të dalim me fitore nga ky takim,” deklaroi kryetrajneri Visar Sermaxhaj.

Nga ana tjetër, mesfushori Vesel Limaj konfirmoi mobilizimin e lartë brenda grupit dhe seriozitetin me të cilin po i qasen kësaj sfide:

Jemi maksimalisht të fokusuar për këtë ndeshje dhe shpresojmë të arrijmë fitoren,” u shpreh Limaj.

FC Drita kërkon të shfrytëzojë këtë duel për të vazhduar rrugëtimin e saj me sukses në arenën ndërkombëtare, ndërsa vlerësimi maksimal i kundërshtarit mbetet fjalëkalimi i kësaj përballjeje.

Shpërndaj me të tjerët