KRONIKË/Kapen 30 mijë euro të padeklaruara në një kamion

Zyrtarët e Doganës dhe Policisë së Kosovës kanë parandaluar një rast të mosdeklarimit të parave në Pikën Kufitare në Vërmicë.

Gjatë kontrollit të një kamioni në hyrje të Kosovës, autoritetet zbuluan 30,000 euro të fshehura në dollapin e kabinës dhe brenda jastëkut të shoferit.

​Shtetasi i Kosovës që po drejtonte mjetin kishte deklaruar paraprakisht se nuk kishte asgjë për të paraqitur.

Mjetet monetare janë konfiskuar përkohësisht dhe rasti po trajtohet sipas Kodit Doganor, i cili obligon deklarimin e çdo shume nga 10,000 euro e lart.

Shpërndaj me të tjerët