Këshilli Drejtues i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, i kryesuar nga Liza Rexhepi, zgjodhi sot katër prorektorët e rinj të këtij institucioni, me propozim të ushtrueses së detyrës së rektores, Fitore Malaj, dhe pas njoftimit të Senatit.
Në pozitat e reja drejtuese u emëruan:
Detrina Alishani — Prorektore për Mësimdhënie dhe Çështje të Studentëve;
Arben Sahiti — Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte;
Lindita Loku — Prorektore për Hulumtime dhe Kërkime Shkencore;
Voglushe Kurteshi — Prorektore për Zhvillim Akademik dhe Cilësi.
Gjatë kësaj mbledhjeje, Këshilli Drejtues miratoi gjithashtu një sërë vendimesh të rëndësishme për funksionimin e universitetit, përfshirë Planin e Veprimit Institucional për periudhën gusht 2026 – tetor 2027.
Me këtë zgjedhje, Universiteti Publik “Kadri Zeka” synon forcimin e qeverisjes akademike dhe avancimin e mëtejshëm të mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
