ARSIM/ Shkollat në Kamenicë pasurohen me inventar të ri

Me mbështetjen e çmuar të bashkatdhetarëve nga diaspora, shkollat e komunës së Kamenicës janë pajisur me inventar të ri e të nevojshëm, duke përmirësuar dukshëm kushtet e mësimdhënies dhe mësimnxënies për nxënësit dhe stafin arsimor.

​Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Arsimit në Kamenicë, Selami Klaiqi, i cili ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për këtë mbështetje vullnetare nga mërgata jonë.

​”Me mbështetjen e bashkatdhetarëve tanë në diasporë, shkollat tona janë pasuruar me inventar të nevojshëm, duke krijuar kushte më të mira për nxënësit dhe stafin arsimor. Mirënjohje të sinqertë për këtë kontribut të çmuar. Së bashku po investojmë në një arsim më cilësor dhe në të ardhmen e fëmijëve tanë,” ka deklaruar Klaiqi.

Kjo ndihmë vjen si vazhdimësi e përkushtimit të diasporës për të investuar në infrastrukturën arsimore dhe për të ndihmuar në ngritjen e cilësisë së arsimit në vendlindje.

Shpërndaj me të tjerët