EKOLOGJI/Malet e Stanishorit, mushkëritë e gjelbra të rajonit

Malet e Stanishorit sot përbejnë një nga hapësirat më të bukura natyrore dhe më të vizituara të rajonit, por pak kush e di historinë e krijimit të tyre.

Prapa hijeshisë së sotme fshihet një punë e palodhshme komunitare e realizuar dekada më parë.

Sipas dëshmive të banorëve që e mbajnë mend atë periudhë dhe që ishin drejtpërdrejt pjesë e aksionit, drunjët e parë në këtë zonë u mbjellën në vitin 1956.

​Sot, pas plot 70 vitesh, ata filiza të vegjël e modestë janë shndërruar në lisa të gjatë e në një mal të dëndur.

Kjo kurorë e gjelbër jo vetëm që i ka dhënë zonës një pamje përrallore, por ka krijuar edhe një mikroklimë të shëndetshme me ajër të pastër e të pasur me oksigjen.

​Ajo që dikur nisi si një aksion lokal pyllëzimi, sot është shndërruar në një pikë kryesore referimi për të gjithë dashuruesit e natyrës.

Malet e Stanishorit frekuentohen çdo ditë nga vizitorë të shumtë, e veçanërisht nga vullnetarët e ecjeve të mëngjesit, të cilët e shfrytëzojnë këtë ambient për rekreacion, sport dhe mirëqenie shëndetësore.

​Kjo hapësirë mbetet një shembull i shkëlqyer se si përkushtimi i njeriut ndaj natyrës dekada më parë mund të lërë një trashëgimi të paçmueshme ekologjike për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

Shpërndaj me të tjerët