Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në bashkëpunim me Shërbimin e Asistencës Sociale pranë Qendrës për Punë Sociale, ka realizuar sot shpërndarjen e 150 pakove ushqimore dhe 150 thasëve me miell për familjet në nevojë.
Kjo mbështetje e rëndësishme humanitare u mundësua falë donacionit të shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, e cila vazhdon të tregojë gatishmëri dhe solidaritet të pakursyer pranë kategorive më të ndjeshme të shoqërisë.
Zyrtarët komunalë kanë shprehur falënderime dhe mirënjohje të veçantë për shoqatën “Jetimat e Ballkanit” si dhe për të gjithë akterët që kontribuuan në realizimin e këtij aksioni, duke nëvizuar se kujdesi ndaj njëri-tjetrit mbetet shtylla kryesore e humanizmit në komunitet.
