Pas një rrugëtimi të gjatë e të përkushtuar në fushën e edukimit parashkollor dhe në shërbim të komunitetit, edukatorja Sanije Gagica-Elezi ka përmbyllur sot zyrtarisht një kapitull të rëndësishëm të karrierës së saj profesionale.
Për dekada me radhë, ajo shërbeu me përkushtim në edukimin dhe kujdesin e brezave të tërë të fëmijëve, duke lënë një gjurmë të çmueshme në hapat e tyre të parë të dijes.
Me rastin e pensionimit, kolegët dhe komuniteti shprehin mirënjohjen e thellë për punën, dashurinë dhe përkushtimin e saj ndër vite, duke i uruar shëndet, lumturi dhe shumë ditë të bukura në këtë etapë të re të jetës.
