SPORT/ SC Gjilani ndan rrugët me Edi Basën pas tri vitesh bashkëpunim

Sport Club Gjilani ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me sulmuesin Edi Basa, pas tri vitesh të mbushura me përkushtim, profesionalizëm dhe kontribut të rëndësishëm për klubin kuqebardhë.

​Përmes një komunikate zyrtare, klubi gjilanas ka shprehur mirënjohjen e thellë për përfaqësimin dinjitoz të lojtarit gjatë kësaj periudhe.

​Gjatë tri edicioneve me fanellën e Gjilanit, Basa ka zhvilluar gjithsej 102 ndeshje në Superligën e Kosovës, ku ka arritur të shënojë 16 gola dhe të dhurojë 12 asistime. Përveç kësaj, ai ka regjistruar edhe 4 paraqitje në Kuadër të Kupës së Kosovës.

​Në mesazhin e falënderimit të SC Gjilanit thuhet:

​”Me golat, angazhimin dhe karakterin e tij, Basa la gjurmë në historinë e klubit tonë dhe fitoi respektin e gjithësecilit brenda organizatës. Sport Club Gjilani i shpreh mirënjohjen më të sinqertë për gjithçka që dha për këtë fanellë dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal. Faleminderit për gjithçka, Edi! Gjithmonë i mirëpritur në shtëpinë tënde.”

Shpërndaj me të tjerët