Kryetrajneri i SC Gjilanit, Debatik Curri, ka folur për mediat para ndeshjes hapëse kundër Feronikelit.
Tekniku gjilanas theksoi se skuadra e tij hyn në këtë përballje me synime të qarta për të marrë pikët e plota.
”Jemi favoritë dhe synimi ynë është marrja e tri pikëve nga Drenasi. Kemi bërë ndryshime të mëdha dhe kemi ndërhyrë në fondin e lojtarëve. Futbollistët e afruar kanë eksperiencë të madhe në futbollin kosovar, e njohin mirë ligën dhe kanë fituar trofe më parë. Jemi përgatitur mjaft mirë gjatë të gjithë fazës përgatitore,” deklaroi Curri.
Ndeshja mes Feronikelit dhe SC Gjilanit do të zhvillohet nesër në transfertë, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
