Fundjava sjell mot me diell, stabil dhe temperatura tipike verore. Vranësira të pakta e kalimtare parashihen vetëm rreth zonave malore.
E shtunë, 15 gusht: Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 32°C.
E diel, 16 gusht: Pritet ngritje e lehtë e temperaturave maksimale deri në 33°C. Era do të fryjë e lehtë nga veriu dhe verilindja (1–6 m/s).
Kushtet biometeorologjike do të jenë të favorshme, por rekomandohet kujdes gjatë mesditës për shkak të nxehtësisë.
Në bujqësi, pjekja e kulturave vazhdon mbarë, por moti i thatë kërkon ujitje shtesë për perimet, misrin dhe pemët.
