Një iniciativë e shkëlqyer qytetare është realizuar sot në qytetin e Gjilanit.
Një grup banorësh të lagjes kanë marrë iniciativën për të pastruar hapësirën publike në rrugën “Qemal Stafa”, përballë palestrës sportive.
Kjo punë vullnetare, me rëndësi të madhe për komunitetin, është mirëpritur nga qytetarët si një model që duhet ndjekur për kujdesin ndaj mjedisit ku jetojmë, ruajtjen e natyrës dhe moshedhjen e mbeturinave vend e pa vend.
Veprimi i banorëve është përshëndetur edhe nga asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, Fadil Ademi, i cili ka shprehur falënderimin dhe respektin e tij për vullnetin dhe angazhimin e treguar.
Iniciativa të tilla dëshmojnë se kur secili jep një kontribut të vogël, hapësirat tona të përbashkëta bëhen dukshëm më të pastra, më të bukura dhe më të jetueshme.
