SPORT/Hotel Gallery nikoqir i Kampionatit Evropian të Peshëngritjes, pronarët ndajnë medalje e pranojnë mirënjohje

​Hotel Gallery ka hapur dyert si nikoqir i Kampionatit Evropian të Peshëngritjes për të Rinj dhe të reja U15, një ngjarje madhore sportive që ka bërë bashkë talentet më të mirë nga 39 shtete të ndryshme evropiane.

​Gjatë zhvillimit të garave, një nga pronarët e hotelit, Shefik Rexhepi, pati nderin të merrte pjesë në ceremoninë zyrtare të ndarjes së medaljeve për fitueset e kategorisë deri në 49 kg për femra.

​Përkushtimi dhe mikpritja e hotelit u vlerësuan lart edhe nga drejtuesit e këtij sporti në nivel kontinental.

Presidenti i Federatës Evropiane të Peshëngritjes, Dr. Astrit Hasani, i ndau një mirënjohje të veçantë pronarit të Hotel Gallery, Nezir Rexhepi, si shenjë falënderimi për mbështetjen e pakursyer dhe kontributin e jashtëzakonshëm në organizimin e këtij kampionati.

​Organizimi i një ngjarjeje të këtij niveli konfirmon kapacitetet e Hotel Gallery për të mirëpritur evenimente sportive të përmasave ndërkombëtare, duke ngritur lart emrin e vendit në arenën evropiane.

Shpërndaj me të tjerët